Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,38% në raport me vendimin e datës 16.9.2022.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 3,00 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 1,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,082 den/kg dhe tani do të jetë 50,391 den/kg.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 nuk ndryshojnë.
Nga data 20.9.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 84,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 87,00 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 92,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 89,00 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 50,391 (denarë/kilogram)