Kovaçevski nga Athina: U dakorduam për furnizim të pandërprerë me linjit, qymyr dhe naftë

Me Kryeministrin e Republikës së Greqisë, Kiriakos Mitcotakis, sot kemi pasur disa tema konkrete për të cilat kemi biseduar dhe për të cilat kemi arritur marrëveshje, të cilat kanë të bëjnë me trajtimin e krizës energjetike, deklaroi Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për shtyp pas takimit. takim me Kryeministrin grek Mitcotakis.

Në vazhdim deklarata integrale e Kryeministrit Kovaçevski:

“Pas takimeve që patëm me Presidentin dhe Kryeministrin e Serbisë dhe Kryeministrin e Shqipërisë, në kuadër të Samitit Open Balkans në Beograd dhe pas takimit që patëm me Presidentin dhe Kryeministrin e Bullgarisë, sot patëm një takim jashtëzakonisht të dobishëm dhe pozitiv me Kryeministrin e Greqisë z. Mitcotakis dhe ekipi i tij nga resorët ekonomike.

Tema e bisedimeve është ballafaqimi i  krizës energjetike, sepse intensiteti i krizës dhe pasojat e luftës në Ukrainë presupozojnë bashkim dhe bashkëpunim rajonal për të kaluar sa më mirë dimrin e ardhshëm, i cili do të jetë jashtëzakonisht i vështirë, që tashmë është konfirmuar nga të gjithë liderët në rajon dhe në Evropë.

Sot patëm disa tema konkrete në të cilat biseduam dhe për të cilat arritëm një marrëveshje me Republikën e Greqisë. Së pari, furnizimi me linjit dhe qymyr nga minierat në Greqi do të vazhdojë pa probleme gjatë gjithë periudhës, kuartali i  katërt i këtij viti dhe kuartali i parë i vitit të ardhshëm, gjë që do të mundësojë që objektet e prodhimit të thëngjillit në REK “Manastir” të jenë vënë në funksionim të qetë dhe në REK “Oslomej”.

Tema e dytë për të cilën arritëm marrëveshje është furnizimi i pandërprerë me mazut përmes Greqisë, siç kemi pasur deri më tani furnizimin, për të mundësuar funksionimin pa ndërprerje të TEC Negotinë i cili do të sigurojë furnizimin me energji elektrike gjithashtu  edhe nga ky kapacitet.

Ishte e rëndësishme të biem dakord, duke patur parasysh se  tashmë ka paralajmërime mungesa të energjensave dhe energjisë elektrike në të gjithë Evropën, për të siguruar një furnizim të pandërprerë të këtyre energjive dhe nëse do të kishte ndonjë kufizim në eksportet nga Greqia, ne ramë dakord që kufizime të tilla nuk do të futeshin për Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Tema e dytë janë projektet e mëdha që kanë të bëjnë me transformimin energjetik, së pari në lidhje me ndërtimin e gazsjellësit përmes Greqisë, interkonektori Evzoni deri te  Maqedonia e Veriut, gjegjësisht në Negotinë, tashmë ka filluar procedura e testimit test market që duhet të tregojë rentabilitetin ekonomike të këtij investimi dhe duke qenë se tashmë ka oferta për dhënien me qira të kapaciteteve të këtij gazsjellësi, nëse shkon sipas planit, ndërtimi duhet të nisë deri në fund të vitit.

Investimi i dytë i paralajmëruar nga investitorët grekë është termocentrali i madh me gaz me kapacitet deri në 200 MW, të cilin ata shprehën dëshirën për ta ndërtuar në Maqedoninë e Veriut. Analizat tashmë kanë filluar dhe pasi të përfundojnë, ky investim i madh do të mund të prezantohet në Qeveri dhe Kuvend si investim strategjik që do të duhet të sigurojë sasi shtesë të energjisë elektrike për Republikën e Maqedonisë së Veriut, por edhe për rajonin.

Tema e tretë që diskutuam është projekti “ÇEBREN”, për të cilin tashmë ka nisur procedura dhe pas një sërë përpjekjesh të pasuksesshme për të pasur një ofertë dhe një investitor që është i interesuar për ndërtim, më në fund kësaj here kemi një ofertë nga PPS, kompani greke. Do të kalojë në filtrat normalë të vlerësimit nga një komision që punon brenda institucioneve tona. Dhe nëse vlerësimi tregon përshtatshmërinë e ofertës me pritshmëritë, atëherë deri në fund të vitit mund të presim edhe nënshkrimin e kontratës për ndërtimin e këtij, do të thosha, kapacitetit më të madh energjetik në kuadrin rajonal që do të ndërtohej.

E gjithë kjo ndodhi në shenjën e një atmosfere jashtëzakonisht pozitive dhe në frymën e nivelit të lartë të marrëdhënieve të mira fqinjësore që kemi me Republikën e Greqisë.

Gjithashtu, kryeministri Micotakis nw mwnyrw plotwsuese shprehu kënaqësinë e tij që Maqedonia e Veriut ka filluar negociatat me Bashkimin Evropian dhe se tashmë jemi në rrugën e anëtarësimit të plotë në BE dhe normalisht i vuri në dispozicion kapacitetet e shtetit tw  Greqisë në fushën e Integrimit evropian, duke qenë se janë një nga anëtarët më të vjetër të BE-së. Dhe sigurisht, çdo ndihmë e ekspertëve që është në dispozicion do të mirëpritet nga ekipi ynë negociues dhe institucionet tona.

Sa i përket temave të tjera, theksuam kënaqësinë me shkëmbimin e madh tregtar që kemi me Republikën e Greqisë dhe me marrëdhëniet e përmirësuara në vitet e fundit.