Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) informoi se të dhënat e fundit nga shporta minimale sindikaliste tregojnë se në gusht një familjes katëranëtarëshe e cila jeton në shtëpi prej 50 metrave katrorë dhe nuk posedon automobil, vetëm për mundësimin e produkteve themelore për jetë i janë nevojitur 41.295 denarë, ndërsa kur e njëjta do të rritet për 16.8 për qind inflacion apo 6.937, paraqet 48.234 denarë.
Nga LSM informojnë se në llogaritje nuk është vendosur shpenzimi për një nxënës për furnizim të materialeve të nevojshme për fillim të vitit shkollor, të cilat sipas llogaritjeve të LSM-së janë rreth plotësisht 6.000 denarë.
“Sipas të dhënave, vetëm për ushqim dhe pije ku janë përfshirë 63 prodhime, të cilat nuk i shprehin nevojat e plota për ushqim, por i shprehin mundësitë, shprehitë dhe traditën në ushqim, ndërkaq vlera e të njejtave nuk merret si mesatare, por si vlerë minimale, u nevojitën 18.324 denarë apo për 324 denarë më shumë se rroga minimale”, shkruan në profilin në Fejsbuk të LSM-së.
Banimi ka dy nëngrupe, thonë nga LSM, shpenzime komunale, me pesë elemente, dhe amvisëri, pajisje për shtëpi dhe mirëmbajtje, që do të ndiqet përmes 13 të mirave dhe për mundësim të të njejtave u nevojitën 12.493 denarë.
Sipas LSM-së edhe higjiena ka dy nëngrupe – higjiena personale me shtatë prodhime dhe higjiena e shtëpisë, njejtë me shtatë nëngrupe. Këto zëra janë shprehur me nga minimum sasi sipas çmimeve më të ulëta dhe për të njejtat u nevojitën 2.808 denarë.
“Për transportin janë përfshirë shpenzime minimale të shprehura, përkatësisht dy bileta mujore për transport, të punëtorëve dhe të nxënësve apo studentëve dhe nevojiten 3.600 denarë. Në gusht, 2.197 denarë u nevojitën për veshmbathje dhe këpucët përfshijnë furnizim me nga një palë veshmbathje për secilin anëtar të familjes për sezona”, potencojnë nga LSM.