Sot bëhen trembëdhjetë vjet nga tragjedia në Liqenin e Ohrit, ku gjatë fundosjes së anijes “Ilinden” jetën e humbën 15 turistë nga Bullgaria.
Fatkeqësia ndodhi më 5 shtator 2009 në orën 10:30. Anija “Ilinden” e cila transportonte 57 udhëtarë nga Ohri në Shën Naum, si pasojë e një defekti mekanik, mbingarkesës dhe panikut është përmbysur dhe fundosur në rreth 250 metra larg bregut të liqenit në afërsi të autokampit “Eleshec”.
Tetë nga viktimat kanë qenë banorë të komunës së Antonit, katër të Pirdopit dhe nga një nga komunat Zllaticë, Mirkovë dhe Ribaricë.
Për nder të viktimave është vendosur përmendore në parkun afër kanalit të Studençishtës.