Itali/ Shqiptari kapet me 40 kilogramë drogë në vlerë të 10 milionë eurove

Sipas mediave italiane, kokaina do të sillte një përfitim prej 10 milionë eurosh.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari u ndalua në Baraccola nga karabinierët për një kontroll mëngjesin e djeshëm.

Makina drejtohej nga 30-vjeçari shqiptar, gjatë kontrollit të makinës fillimisht u gjet një qese me 1 kilogram kokainë.

Më pas, gjatë kontrollit të shtëpisë u gjetën 40 kilogramë kokainë dhe një pistoletë me të gjitha municionet e nevojshme. Banesa përdorej kryesisht si laborator dhe magazinë.

Policia gjeti para të cilat dyshohet se kishin ardhur nga shitja e kokainës. Pasi hetimet u thelluan, rezultoi se shqiptari ishte në kërkim nga Gurdia di Finanza e Breshias.

30-vjeçari u dërgua në burgun Montacuto, ndërsa u sekuestrua droga, arma dhe municionet e tjera.