Kievi thotë se të paktën 380 fëmijë janë vrarë që nga fillimi i pushtimit rus

Që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës, të paktën 380 fëmijë janë vrarë, njoftoi të shtunën Zyra e Prokurorit Publik të Ukrainës.

Në të njëjtën periudhë, të paktën 737 fëmijë të tjerë u plagosën, raporton skynews.

Prokuroria e Shtetit theksoi se këto janë shifra preliminare sepse është e vështirë të mblidhen të dhëna nga zonat nën pushtimin rus dhe ato ku aktualisht po zhvillohen luftime.

Provinca Donetsk në Ukrainën lindore ka numrin më të madh të fëmijëve të lënduar, 388 prej tyre, i ndjekur nga Kharkiv me 204.

Deri më tani dëme materiale kanë pësuar gjithsej 2328 institucione arsimore, prej të cilave 289 janë shkatërruar plotësisht. Autoritetet fajësojnë për krimet Rusinë.

Viktimat njerëzore dhe dëmet materiale ndodhën pas sulmit rus në Ukrainë më shumë se gjashtë muaj më parë.