Presidenti i Këshillit të BE-së: Rusia e ka vënë botën në rrezik

Presidenti i Këshillit Evropian ka nderuar “guximin dhe profesionalizmin” e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike pas një vizite të inspektorëve të saj në uzinën e Zaporizhzhia në Ukrainë, duke shtuar se prania e tyre e vazhdueshme ishte “e nevojshme” për të garantuar sigurinë.

“Rusia e ka vënë botën në rrezik”, shkroi Charles Michel në Twitter.

Centrali më i madh bërthamor i Evropës u pushtua nga Rusia menjëherë pasi pushtoi Ukrainën në shkurt.

Stafi ukrainas që vazhdon të operojë në këtë zonë thotë se trupat ruse e kanë përdorur atë si bazë ushtarake.

Michel tha se ai foli me kreun e agjencisë bërthamore të OKB-së, Rafael Grossi, pas vizitës së shumëpritur të enjten. Disa inspektorë nga misioni 14 anëtarësh kanë mbetur në vend.