Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (31.08.2022) ka zbatuar kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, gjatë së cilës janë sanksionuar 319 drejtues mjetesh.
Prej tyre, 15 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe tre automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë.
Në të njëjtën kohë, 204 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 115 jashtë vendbanimit.
Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugëve që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.