Reagon edhe profesori i njohur amerikan: Rama po dëmton interesat e Kosovës

Për  ‘Minishengenin Ballkanik‘  ka reaguar edhe profesori amerikan, Edward Joseph. Reagimet negative kanë qenë të shumta për  mungesën e  Kosovës dhe prezencës së presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, pasi mohoi krimet serbe gjatë luftës. Kanë qenë të shumtë figurat e njohura që kanë dalë kundër kryeministrit Edi Rama.

Profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë Rama po dëmton  interesat e Kosovës me këto lëvizje dhe duhet gjendur aryseja se pse po e bën këtë gjë. Ai ka shtuar:

Besoj se kjo pyetje zgjon shumë më shumë interesim kur bëhet në raportin me Edi Ramën, se sa nëse bëhet në lidhje me Vuçiçin. Tek Vuçiç është e qartë: të izolojë Kosovën. Pra, nëse Beogradi mund të kultivojë raporte më të afërta me Tiranën si dhe Kosova nuk është pjesë e atij ekuacioni, atëherë kemi izolim të Kosovës. Pra nga këndvështrimi i Beogradit është një taktikë e qartë. Pyetja reale është, pse e bën Rama këtë dhe si strukturat politike në Shqipëri e lejojnë Ramën, që të veprojë në atë mënyrë që të dëmton interesat e Kosovës, kjo është pyetja e duhur.‘‘

Ditën e djeshme pati shumë reagime nga shqiptarët kundër Ramës, madje ai u cilësua dhe si tradhëtar.