Stuhi shiu nga e hëna, paralajmërohen edhe vërshime

Mot mjaft jostabil po pritet të përfshijë vendin gjatë ditëve të fundit të gushtit, që do të shoqërohet me zhvillime të rrebesheve me bubullima.

Ditën e hënë kalimi i një sistemi frontal mjaft stacionar, apo pak të lëvizshëm, mund të sjellë tek reshje më të dendura, në formë stuhie me erë.

Reshjet dendura, lokalisht mund të shkaktojnë përmbytje të shpejta, apo grumbullim të ujit në pjesë më të ulëta. Nuk përjashtohet mundësia edhe për breshër.
Temperaturat pësojnë një rënie, e ditëve të para të shtatorit mbetet mot me vransira, e kohëpaskohe me reshje të dobëta lokale shiu.

Cilësia e ajrit do të jetë me indeks kryesisht në vlera të pranueshme dhe të mira.