Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,31% në raport me vendimin e datës 22.8.2022.
Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje te benzina mesatarisht 0,719%, te nafta ka rritje mesatarisht 3,631 $/ton, te vaji ekstra i lehtë ka rritje mesatarisht apo 3,658 $ dhe te mazuti ka rritje mesatarisht për 0,553 %.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 si dhe të Mazutit M-1 SU nuk ndryshojnë.
Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-Е V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) rriten për 3,00 denarë/litër.
Nga data 25.8.2022, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS95 – 89,00 (denarë/litër)
– Benzinë motori – ЕUROSUPER BS98 – 91,50 (denarë/litër)
– Naftë motori – ЕURODIZEL BS (D-Е V) – 96,50 (denarë/litër)
– Vaj për djegie – ЕKSTRA I LEHTË 1 (ЕL-1) – 93,00 (denarë/litër)
– Mazut М-1 SU – 51,686 (denarë/kilogram)