Ndalohen dy shtetas shqiptarë për kontrabandë të 50 kg troftë Ohri
Sot më 19.08.2022 gjatë marrjes së masave dhe aktiviteteve të ndërmarra nga zyrtarët policorë të Njësisë për Krimin Ndërkufitar-Strugë, në bashkëpunim me Stacionin Policor për Mbikqyrjen e Kufirit Frëngovë, në udhëkryqin në hyrje të fshatit Ladorishtë të Strugës janë privuar nga liria S. M.(39) dhe A.S.(43), të dy nga R. e Shqipërisë.
Gjatë kontrollit të kryer në automjetin e tipit “Mercedes” me targa Shqiptare, u gjetën 50 kg peshk, konkretisht 81 copë troftë të Ohrit dhe 20 rrjeta peshkimi në një gjatësi prej 100 m, të cilat janë lëndë të tregtisë së paligjshëme nga Republika e Shqipërisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
S.M. dhe S.I janë ndaluar në Stacionin Policor për Mbikqyrjen e kufirit Frëngovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tyre do të ngrihet padi e duhur. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami