Regjistrohen 491 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.108 testime për coronavirus, ndërsa 491 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej rasteve të reja shumica janë në Shkup, ndërsa 139 janë riinfektime.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 3 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv për COVID-19.

Ndërsa ISHP ka regjistruar 595 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 337.040, prej të cilëve 324.120 janë shëruar, ndërsa 9.437 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (18 gusht) është 3.483.