Me datë 16.08.2022, në ora 15:20, në Policinë e Strugës është raportuar se në një bastore në rrugën ,, Partizanska,, në Strugë një person ka kanosur të punësuaren dhe ka marrë para nga arka.Njësia për Punë të Brendshme Strugë ndërmerr masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të bëjë kallëzim përkatës. SPB Ohër Zëdhënëse Merlina Islami