Në vendkalimin kufitar “Qafethanë” ,punonjës policie kanë privuar nga liria 38-vjeçarin O.M. nga Republika e Shqipërisë.
Pas kontrolleve kufitare, u konstatua se në regjistrat zyrtar është në Stop List me masën “arrestë”.
Personi i është dorëzuar zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor Strugë për procedurë të mëtutjeshme, njofton MPB-ja e Ohrit.