Ministria e Infrastrukturës në Ukrainë njoftoi se në 24 orët e fundit një anije tjetër me drithëra, e cila mban flamurin e ishujve Barbados, la portin e Çornomorskut dhe iu drejtua Turqisë.
Sipas autoriteteve, anija krijoi një autokolonë me një tjetër mjet lundrues, me flamur të ishujve Marshall, duke e çuar numrin e anijeve që kanë lënë vendin në bazë të marrëveshjes së ndërmjetësuar nga OKB në 16.
Dy anijet e nisura në 24 orët e fundit transportojnë 14 mijë e 500 tonelata produkte agrikulture, saktësuan zyrtarët ukrainas.
Konkretisht, anija e parë me flamurin e ishujve Barbados mban 12 mijë tonë grurë dhe pasi la portin në Çornomorsk ka si destinacion Iskenderun në Turqi.
Edhe mjeti tjetër, me 2.900 tonë fara luledielli, ka si destinacion Turqinë, por ende nuk dihet me saktësi se ku do të ankorojë.
Më 22 korrik, përfaqësuesit e shtetit rus, atij turk dhe ukrainas, në prani të zyrtarëve të OKB-së, nënshkruan një seri marrëveshjesh për lejimin e eksportit të drithërave nga portet e bllokuara ukrainase, me qëllim lehtësimin e krizës së urisë./euronews.al/