Në vend nuk ka zjarre aktive, në 24 orët e fundit janë shuar katër, dy prej të cilëve në rajonin e Kumanovës dhe nga një në Krivogashtan dhe në Ilinden të Shkupit, informoi sot në mëngjes Qendra për menaxhim me kriza (QMK).
Në rajonin e Kumanovës është shuar zjarri në fshatin Vaksincë, ku është djegur bar i thatë. Zjarrin e shuan tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit.
Në Romanovcë të Kumanovës kanë intervenuar tre zjarrfikës me një automjet në shuarjen e barit të thatë.
Në fshatin Krivogashtan, komuna e Krivogashtanit është djegur një sallë për blerjen e prodhimeve bujqësore. Nga NJTZ Prilep në terren ishte dërguar një automjet për shuarjen e zjarrit me tre zjarrfikës, ndërsa nga NJZT Krivogashtan u dërgua një automjet zjarrfikës me katër zjarrfikës.
Në Shkup, në Ilinden janë djegur mbeturina në sipërfaqe prej 100 metrave katrorë. Zjarrin mbrëmë e shuan tre zjarrfikës me një automjet për shuarjen e zjarrit.