Në Maqedoninë e Veriut sivjet është rritur sasia e drurit të prerë për djegie

Në tremujorin e dytë të këtij viti, është rritur sasia e drurit të prerë për zjarr, ndërkohë është zvogëluar prodhimi i saj në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Portalb.mk.

Në muajin prill, maj dhe qershor në Maqedoninë e Veriut janë prodhuar 116 562 metra kub dru për zjarr, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ishin prodhuar 122 043 metra kub.

Në këtë periudhë, sivjet janë shitur 103 339 metra kub, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar 100 945 metra kub. Në bazë të llojit të drurit të prerë, dominon druri i ahut (44.7 %), të gjitha llojet e lisit (39.5 %), pisha e bardhë dhe e zezë (11.2 %), çam dhe bredh (2.3 %) dhe llojet tjera gjetherënëse (2.3 %).

Shpenzimet për veglat për përpunimin dhe prerjen e drurit janë 18 317 000 denarë, ndërsa për kryerjen e shërbimeve janë shpenzuar 50 713 000 denarë, duke përfshirë 41 590 000 për prerjen e drurit dhe 6 421 000 për mbjelljen e tyre.

Me propozim të Ministrisë së Ekonomisë, Qeveria e Maqedonisë së Veriut në seancën e 11 gushtit ka miratuar Vendimin për përcaktimin e marzhit më të lartë tregtar si kusht i veçantë në tregtinë për: drutë e dushkut; dru zjarri ahu dhe peletit për ngrohje. Sipas vendimit, marzhi më i lartë tregtar për këto produkte për të gjithë tregtarët është përcaktuar maksimalisht 10%, bëri të ditur ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.