Raportuesi për Maqedoninë e Veriut, Ilhan Qyçuk, konsideron se Marrëveshja e Ohrit, e cila u nënshkrua para 21 vitesh, solli paqe dhe stabilitet dhe e mbajti vendin në rrugën euroatlantike.
“Sot shënohet 21 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, e cila solli paqe dhe stabilitet në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Fryma e kësaj Marrëveshjeje vazhdon edhe sot e kësaj dite, sepse Maqedonia e Veriut mbetet në rrugën e saj euroatlantike”, shkroi Quçuk në Tuiter.