Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.253 testime për coronavirus, ndërsa 619 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre shumica janë në Shkup, ndërsa 127 raste janë riinfektime.
MSH informon se në 24 orët e fundit nuk është raportuar asnjë vdekje.