Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.570 analiza dhe janë regjistruar 739 raste të reja me COVID-19.
Nga numri i përgjithshëm i rasteve të reja, janë regjistruar 153 riinfeksione.
Gjatë 24 orëve të fundit është raportuar një i vdekur nga Shkupi (73 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në kushte spitalore.
Ndërsa ISHP ka regjistruar 659 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 300.755, prej të cilëve 317.149 janë shëruar, ndërsa 9.388 kanë ndërruar jetë.
Numri i rasteve aktive deri sot (5 gusht) është 4.218.