Në vitin e ri shkollor 2022-2023 do të angazhohen gjithsej 720 asistentë arsimorë, ndërsa shpalljet publike për regjistrimin e të interesuarve do të publikohen në ditët e ardhshme nga shkollat fillore me qendra burimore të cilat gjithashtu dhe janë përgjegjëse për zbatimin e gjithë procedurës së përzgjedhjes, njoftojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga atje njoftojnë se rritja e shkallës së inkluzivitetit të sistemit arsimor kombëtar është prioritet strategjik dhe qëllimi kryesor në programin e punës së Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës, drejt së cilës në vazhdimësi po drejtohen gjithnjë e më tepër mjete dhe aktivitete, realizimi i të cilave përfshihen numrin e madh të palëve të interesuara shoqërore.
“Në atë drejtim është futur edhe shërbimi i asistencës arsimore si obligim i shtetit i rregulluar me ligj. Gjegjësisht, angazhmi i asistentëve arsimorë për nxënësit me pengesa që ndjekin mësim në shkollat e rregullta fillore nuk është më shqetësim dhe shpenzim për familjet e nxënësve”, theksojnë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Nga MASH theksijnë se më vitin e kaluar shkollor ishin të angazhuar 500 asistentë arsimorë, nga të cilët 260 në rajonin e Shkupit, Kumanovës dhe Pollogut dhe 240 asistentë në tre rajonet tjera, përkatësisht nga 80 asistentë në rajonin e Vardarit, në rajonin e Juglindjes dhe Pellagonisë.
Në pajtim me Rregulloren për standardin, përshkrimin e kompetencave dhe detyrave të asistentit arsimor dhe personal, asistent arsimor mund të jetë personi i cili ka fituar titullin: edukator special dhe rehabilitues, pedagog, psikolog, punonjës social, pedagog social dhe rehabilitues me shkallën VII/1 të përfunduar d.m.th VIA sipas kornizës maqedonase të kualifikimeve MRK ose 240 EKTS, si dhe personi që i plotëson kushtet për mësimdhënës në grupin klasor (shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRK ose 240 kredi EKTS), gjegjësisht mësimdhënës në mësimin lëndor ( Shkalla VII/1 d.m.th. VI A sipas MRC ose 240 kredi EKTS)
Pas përzgjedhjes përfundimtare, asistentët arsimorë punësohen në shkollat fillore me qendra burimore, me kompensim mujor dhe kontribute të paguara nga sigurimet shoqërore të detyrueshme.