Jetmir Skenderi zgjidhet Kryetar i Bashkësisë Lokale në Veleshtë
Duke pasur parasysh se mandati i anëtarëve të këshillit të Bashkësisë Lokale në Veleshtë tashmë një kohë të gjatë iu ka kalu mandati katër(4)vjeçar, Veleshta si një ndër vendbanimet më të mëdha në Komunë të Strugës çdo ditë ballafaqohet me probleme të ndryshme; si në furnizimin e rregullt me energji elektrike,furnizimin me ujë të pijshëm,rregullimi dhe ndërtimi i rrjetit të kanalizlimit të ujrave fekale por edhe rregullimi i shtretërve të kanaleve të ujrave mbitokësore , hedhja e mbeturinave në vende të ndryshme nëpër rrugët lokale etj.Njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim pranë Komunës së Strugës, në konsultime paraprake ma banorët e Veleshtës dhe stukturat e tjera qytetare në Veleshtë deri te Kryetari i Komunës propozoi për ushtrues detyre z-Jetmir Imet Skënderi, në pozitën e Kryetarit të Bashkësisë Lokale në Veleshtë deri në organizimin e zgjedhjeve.
Përndryshe Jetmir Skenderi është një ndër aktivistët e vjetër në Bashkësinë Lokale në Veleshtë por edhe me traditë në punën e Bashkësisë Lokale në Veleshtë.
Jetmir Skenderi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Komunës së Strugës ku debatohej për buxhetin për vitin 2022,si përfaqësues i Bashkësisë Lokale në Veleshtë propozoi disa kërkesa deri te sektori për buxhet dhe çështje financiare pranë Komunës së Strugës që të planifikohen mjete për kërkesat si më poshtë:
1.Sistem solar fotovoltaik tek shkolla fillore “Zini Hani” – Veleshtë ,
2.Pastrimin e përroit,
3.Kënd lojrash për fëmijë,
4.Implementimi i fazës së dytë të kanalizimit,
5.Studim për rrjetin e shpërndarjes së ujit të pijshëm ,
6.Pastrimin e mini deponive në rrugët lokale ; Veleshtë – Belicë, Veleshtë – Oktis dhe Veleshtë -Meraja , si dhe
7.Trotuar te e ashtuquajtura Kodra e Qukut deri te shkolla e Veleshtës, etj.
Vendimi për emërimin e z-Jetmir Imet Skënderi hyn në fuqi nga data 03/08/2022.
Pozitën e Kryetarit të Bashkësisë lokale në Veleshtë do ta ushtrojë në bazë të nenit 44 alineja 2 të statutit gjegjësisht Rregullores mbi Bashkësitë Lokale në Komunën e Strugës bëjnë të ditur nga njësia për Bashkëpunim me Bashkësitë Lokale dhe Mbrojtje dhe Shpëtim.