Dhjetëra mijëra trupa ruse po përgatiten për të sulmuar në qytetet Krivij Rih dhe Mykolaiv në Ukrainën jugore, ka bërë të ditur Oleksiy Arestovych, këshilltar I presidentit Volodymir Zelenski.
Ai tha se forcat sulmuese ruse numërojnë rreth 22.000 ushtarë, por se ato do të përballem me një kontigjent “mjaft i madh” të ushtrisë ukrainase.
Forcat ruse kanë bombarduar edhe rajonin Dnipropetrovski
Mëngjesin e sotëm shpërthime të fuqishme sërish janë dëgjuar qytetin-port pranë Detit të Zi, prej nga raportohet për të plagosur.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës njoftuan më 1 gusht se do të ofrojnë ndihmë të re ushtarake për Ukrainën, duke përfshirë sisteme raketash artilerie me lëvizshmëri të lartë, HIMARS.
“Paketa e re prej 550 milionë dollarësh do të përfshijë më shumë HIMARS”, tha John Kirby, zëdhënës i Këshillit të Sigurisë Kombëtare.
Që kur presidenti Joe Biden mori detyrën, kjo e çon vlerën e përgjithshme të ndihmës ushtarake të dhënë për Ukrainën në më shumë se 8 miliardë dollarë.
Zyrtarët ukrainas thanë se përdorimi i këtyre sistemeve të prodhimit amerikan ka qenë thelbësor për t’i zmbrapsur forcat ruse dhe për t’i sulmuar linjat e tyre të furnizimit. HIMARS janë sisteme me rreze të gjatë veprimi dhe janë më precize sesa artileria e kohës sovjetike që Ukraina ka në arsenalin e saj.
Zyra e Komisionarit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se 5.327 civilë janë vrarë dhe 7.257 të tjerë janë plagosur në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.