Kovaçevski: Pjesëtarët e Ilindenit dhe KAÇKM-së kanë synuar ardhmërinë që e jetojmë sot, ndërsa ne synojmë ardhmërinë evropiane

Pjesëtarët e Ilindenit dhe KAÇKM-së me armë kanë synuar drejt së ardhmes në të cilën kanë besuar. Kjo është e tanishmja që e jetojmë sot, shtet i lirë dhe i pavarur maqedonas. Dhe ne kemi detyrim të synojmë ardhmërinë në të cilën besojmë, e kjo është ardhmëria evropiane për fëmijët tanë dhe gjeneratat e ardhshme, porositi sonte kryeministri Dimitar Kovaçevski në fjalimin në hapjen e manifestimit të takimeve shkencore-kulturore “Dhjetë ditë të Republikës së Krushevës” në Krushevë.

“Askush më nuk mundet dhe nuk ka nevojë të flasë në emrin tonë. E kaluara jonë rrjedhë në venat tona – dhe askush nuk mund ta marrë, madje edhe nëse dëshiron. Ne nuk kemi prej çfarë të kemi frikë, as që na ngjan të heqim dorë nga betejat”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se në mbrëmjen para ditës së shtetësisë maqedonase, në festën e rëndësishme shtetërore Ilinden, u shprehim respekt luftëtarëve të Republikës së Krushevës dhe të gjithë luftëtarëve që dhanë jetën në themelet e Republikës sonë – të sotme, të lirë, të pavarur, demokratike, progresive, atlantike dhe evropiane, Republika e Maqedonisë së Veriut!

Ai theksoi se në periudhën nga pavarësia e deri më sot përballemi me sfida të ndryshme nëpër rrugën e zhvillimit, nga brenda dhe nga jashtë, por kemi luftuar dhe vazhdojmë të luftojmë.

“Edhe në disa vitet e kaluara kemi arritur përparim të konsiderueshëm drejt qëllimeve strategjike dhe cilësisë së jetës. Ky është konfirmim se rezultatet janë të mundshme, kur luftojmë me përkushtim dhe kur luftojmë për vlera. Kemi arritur anëtarësim në NATO. I siguruam kufijtë e shtetit me, me integritet territorial të njohur ndërkombëtarisht. Dhe hapëruam, me vendosmëri, si asnjëherë deri tani, drejt qëllimit tonë të radhës – anëtarësim të plotfuqishëm në Bashkimin Evropian, me gjuhë të njohur të pastër maqedonase dhe identitet maqedonas”, theksoi Kovaçevski.

Ai theksoi se sot vazhdojmë me vendosmëri në rrugën evropiane, meqë kjo është rruga e së ardhmes dhe rruga e progresit, meqë fari i progresit na është vendosur që nga ilindenasit, ndërsa ideja progresive, ilindenase e shënon edhe Manifestin e Krushevës.

Sipas tij, nuk ka forcë që mund t’i dalë në rrugë përparimit evropian të shtetit tonë dhe nëse dikush rastësisht ka vendosur të rishikojë esencën progresive të idesë ilindenase, të bllokojë ose frenojë zhvillimin, ai ka motive dhe qëllime të ndryshme, nga ajo që është interes i qytetarëve dhe shtetit.

Kryeministri theksoi se qëllimi ynë i radhës – Evropa, nuk është vetëm bashkim i shteteve, qytetarë të nderuar, por ajo është koncept i vlerave që në këtë tokën tonë është kultivuar me gjenerata të tëra.

“Në Bashkimin Evropian janë bashkuar nacionalitete, tradita, fe, kultura të ndryshme. Përfaqësuesit e shtetit, sot, të ulur në tavolinën e përbashkët evropiane, shkëmbejnë ide dhe vlera që u janë motiv për vetërritjen, e jo pengesë. Në këtë mënyrë ua lehtësojnë jetën qytetarëve të tyre, zhvillojnë ekonomitë, solidarizohen ndaj çështjeve me rëndësi për ekzistencën, mbrojtjen dhe sigurinë. Ajo Evropë, i çel dyert edhe për Republikën e Maqedonisë së Veriut, me njohje të popullit maqedonas, identitetit, gjuhës, historisë dhe kulturës, që janë fakt i pakontestueshëm dhe me respekt ndaj shtetit tonë, si shembull për multikulturë”, theksoi kryetari i Qeverisë në fjalimin.

Ai theksoi se kemi traditë shekullore të bashkëjetesës dhe pasurisë së diversiteteve dhe kulturave dhe ndërtojmë një dhe shoqëri të barabartë për të gjithë qytetarët dhe nuk kemi paragjykim ndaj cilitdo, meqë konfirmuam se jemi demokraci funksionale qytetare, me qasje që është identike me qasjen evropiane, që përputhet me idenë e Ilindenit për bashkësi dhe ne vazhdojmë të zhvillohemi.

“Si maqedonas që flasin gjuhë maqedonase, na është hapur hapësirë në tavolinën evropiane. Dokumentet e para në Bruksel tashmë janë duke u përkthyer në gjuhën maqedonase”, theksoi Kovaçevski.

Kryeministri bëri thirrje, të gjithë, pavarësisht përkatësisë kombëtare, etnike, fetare, politike ose përkatësi tjetër, të tregojmë patriotizëm në vepër dhe të vazhdojmë pas amanetit të ilindenasve përpara, e kjo është rruga evropiane që e përzgjodhëm.

“Dua të porosis: udhëheqja nuk është njeri, udhëheqja është ide! Të punojmë zellshëm të gjithë dhe të sigurojmë ardhmërinë evropiane. Kjo është ideja prapa së cilës ia vlen dhe duhet të ndalemi të gjithë, jo nesër – por sot, tani! “Tani” është ajo që varet nga ne – ajo që ne mundemi, duhet dhe doemos ta bëjmë. Kjo nuk është betejë për të kaluarën! Këtë betejë, ilindenasit e kanë zhvilluar dhe e kanë fituar! Kjo betejë para nesh, të nderuar qytetarë, është betejë për të tanishmen dhe ardhmërinë dhe këtë betejë, ju siguroj, do ta fitojmë – së bashku! Heroizëm është përballja, bashkimi dhe mirëkuptimi i ndërsjellë”, theksoi Kovaçevski.

Ai potencon se sot e kemi shansin për të debatuar dhe të zhvillohemi në mënyrë ekonomike, krahë për krahë me demokracitë evropiane.

“Ne, gjeneratat e së sotmes, e kemi mundësinë për të hapur kapitull të ri, të ndritur në historinë maqedonase. Ne jemi të sigurt në konceptin evropiane që është përcaktim i shumicës së qytetarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Ilindeni është dhe do të jetë forca jonë për të ardhmen evropiane. Lufta duhet të vazhdojë, për shkak se liria ruhet, ndërsa ardhmëria fitohet. Le të na jetë për shumë vjet Ilindeni dhe së bashku të shkojmë në fitore të reja”, theksoi kryeministri në fjalimin në hapjen e manifestimit takime kulturore shkencore “Dhjetë ditë Republika e Krushevës”, me çka fillojnë festimet për festën kombëtare Ilinden, që sivjet shënohet me parullën “Ilindeni – forca jonë për të ardhmen”.