Nesër Kosova nis zbatimin e reciprocitetit me Serbinë dhe për këtë ka pasur kërcënime nga Serbia.Madje, Petar Petkoviq ka thënë se do të nisin formimin e Asociacionit.Pas kërcënimeve nga Beogradi, serbët në veri të vendit kanë nisur revoltën.Burime të Gazeta Blic bëjnë me dije se serbët tashmë kanë nisur barrikadimin në rrugën për në Bërnjak.Ata e kanë bllokuar Rudarin te kryqi i madh, derisa bëhet e ditur se barrikaduesit janë me maska.
Gazeta Blic ka tentuar të marrë përgjigje nga Policia, por që të njëjtit nuk janë përgjigjur.Në anën tjetër, në pritje në pikat kufitare kanë mbetur mërgimtarët, me të cilët nuk dihet se çfarë do të ndodhë.Ata ka shanse që të kthehen prapa për në Bërnjak e Jarinjë.