Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me COVID-19. Në 24 orët e fundit prej 1.602 të testuarve kanë rezultuar 855 të infektuar (rreth 53%). Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend, transmeton Portalb.mk.
Të dhënat janë si vijon:
Raste të reja: 855
Riinfektime: 189
Të vdekur: 0
Të vdekur të raportuar në Termini im: 2
Të shëruar: 683
Testime: 1.602
Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 5.196. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.
Nga fillimi i pandemisë:
Të infektuar: 327.009
Të shëruar: 312.443
Të vdekur: 9.370
Testime: 2.116.007