Katër civilë janë vrarë nga bombardimet e forcave ukrainase në 24 orët e fundit, sipas një deklaratë të separatistëve të mbështetur nga Rusia në Donetsk, në Ukrainën lindore. Sipas një mesazhi të postuar në llogarinë zyrtare të separatistëve në Telegram, 4 persona u vranë dhe 11 të tjerë u plagosën.
Qyteti i Donetskut kontrollohet nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Autoritetet separatiste të Donetskut kanë akuzuar vazhdimisht Ukrainën për bombardimin e qytetit.
Në fillim të këtij muaji ata fajësuan forcat ukrainase për bombardimin e një stacion autobusi.