“Kuvendi ka marrë vendim që ky vend të vazhdojë në rrugën e integrimeve evropiane. Në atë vendim morën pjesë deputetë të partive politike që përfaqësonin rrethin më të gjerë të qytetarëve në vend. Ky vend do të shkojë në rrugën e integrimeve evropiane”, tha Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në seancën për çështje parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski konstatoi se janë thënë gënjeshtra nga një pjesë e opozitës. para mbajtjes së asaj seance, në bazë të së cilës ishin organizuar protestat.
“E para, Republika e Maqedonisë së Veriut mbajti konferencën e parë ndërqeveritare. E dyta, gjuha maqedonase është e pastër në kornizën negociuese – me këtë mund të krenohen të gjithë ata 68 deputetë që ngritën dorën gjuhën maqedonase më në fund ta shihni të gjithë dhe me siguri e keni parë në BE.
E treta, në lidhje me politikën tuaj që keni bërë këtu me djegie, duke përhapur gënjeshtra – kjo nuk ngjan me një parti demokristiane. Ajo që pamë këtu, çfarë fjalësh iu drejtuat kryetares së KE-së, duhet t’u vijë turp për atë që e keni bërë”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Ai u përgjigj edhe në kërkesën për referendum.
“Politika që ju drejtoni për të mbrojtur interesat e shteteve të treta në këtë vend është gjëja më shkatërruese që dikush mund t’ua bëjë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ju keni problem. Ju nuk e dini se çfarë pyetje referendumi dëshironi. Ju dëshironi një pyetje nëse jeni kundër anëtarësimit në BE me një gjuhë të pastër maqedonase dhe një identitet të mbrojtur dhe se gjuha e pastër maqedonase është konfirmuar, ndërkohë që tashmë është duke u nënshkruar një marrëveshje për përkthimin e legjislacionit maqedonas me BE-në, të gjithë e keni parë tashmë, përkthim për të cilin u punua në tërë konferencën dhe skriningu i cili filloi”, tha Kryeministri Kovaçevski.
Kryetari i Qeverisë Kovaçevski shtoi se partia opozitare, e cila po flet për referendum, është kundër të gjitha vendimeve strategjike të shtetit dhe u ka bërë thirrje atyre që këtë ta sqarojnë në radhët e tyre.
“Nëse ndonjë parti ishte kundër anëtarësimit në NATO, ajo ishte partia juaj, nëse ndonjë parti ishte kundër zbutjes së marrëdhënieve ndëretnike në vend, ajo ishte partia juaj. Nëse dikush është kundër anëtarësimit në BE, është partia juaj dhe këto janë fakte.
Ju nuk keni marrë pjesë në asnjë votim. Të paktën nëse doni të votoni kundër, uluni dhe votoni kundër”, tha Kryeministri Kovaçevski.
“Uluni njëherë në parti, shikoni nëse doni që ky vend të shkojë drejt anëtarësimit të plotë në BE apo jo. Dhe unë e di se çfarë do t’ju përgjigjet populli, sepse edhe në opozitë nuk ka asnjë parti që ju mbështet, përveç Apasievit, i cili duhet të cilin duhet ta ulni në rend të parë këtu”, konstatoi Kryeministri Kovaçevski në seancën për pyetje të deputetëve në Kuvend.