Zvicër: 24-vjeçari shqiptar kapet me shtatë kilogram heroinë dhe një kokainë

Policia e Solothurnit në Zvicër, gjeti shtatë kilogramë heroinë dhe rreth një kilogram kokainë gjatë një kontrolli shtëpie, në Zuchwil SO rreth një javë më parë.

Sipas njoftimit të policisë të së enjtes, vlera e drogës llogaritet në disa 100 mijë franga.

Një 24-vjeçar shqiptar është arrestuar. Burri u kontrollua nga një patrullë të mërkurën një javë më parë, sepse ai më parë ishte “shfaqur në mënyrë të dyshimtë”, tha policia kantonale e Solothurnit të enjten.

Duke qenë se nuk kishte dokumente identifikimi, efektivët e dërguan në komisariat për t’u kontrolluar, shkruan switzerlandtimes.ch.

Pas sqarimeve dhe hetimeve, prokuroria publike ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së burrit.

Droga u sekuestrua, ndërsa 24-vjeçari është ende në paraburgim.