Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot u takua me ambasadoren e sapoemëruar të Zvicrës në vend, Veronik Ulman, të cilës i dëshiroi shumë suksese në kryerjen e detyrës së re dhe e falënderoi për mbështetjen e deritanishme të cilën shteti e merr nga Qeveria zvicerane.
“Gjatë takimit diskutuam për aktivitetet që kemi ndërmarrë për të mbështetur qytetarët gjatë krizës, si dhe për masat për përballimin e krizës energjetike që preku Evropën dhe botën”, njoftoi Bekteshi në publikimin në Fejsbuk.
Ai theksoi se të dy vendet tradicionalisht kanë bashkëpunim të shkëlqyer dhe ramë dakord se ka vend për avancim.
“Edhe një herë ripërsëritëm angazhimin tonë të përbashkët për të vazhduar komunikimin në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve ekonomike të vendeve tona dhe gjetjes së zgjidhjeve më të përshtatshme për zhvillimin ekonomik”, shtoi Bekteshi në publikimin.