779 raste të reja me virus, regjistrohen 4 viktima

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 1.613 testime dhe janë regjistruar 779 raste të reja me Covid-19.

Prej tyre: Shkup – 345, Manastir – 61, Kumanovë – 45, Prilep – 39, Kavadar – 38, Veles – 32, Strumicë – 25, Tetovë – 24, Ohri dhe Kërçova – nga 23, Shtip – 21, Struga, Gjevgjelia dhe Negotina – nga 14, Resnja dhe Radovishi – nga 8, Gostivari dhe Kriva Pallanka – nga 7, Demir Hisari – 5, Koçani, Shën Nikolla dhe Vallandova – nga 4, Dibra dhe Makedonski Brod – nga 3, Probishtipi dhe Krusheva – nga 2, Dellçeva, Berova, Vinica dhe Kratova – nga 1.

Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (779), janë regjistruar 173 riinfeksione.

Janë regjistruar gjthsej 477 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Prilepi (80 dhe 89 vjeç), një i vdekur nga Shkupi (68 vjeç) dhe Velesi (83 vjeç).

Të gjithë personat vdiqën në kushte spitalore.

Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19, nuk ka të regjistruar të vdekur në sistemin “Termini im”.

Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2,105,622 teste për Covid-19.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 322.165, numri i të shëruarve është 308.676, numri i të vdekurve është 9.353 dhe numri i rasteve aktive është 4.136.