Pavarësisht rritjes së numrit të pacientëve me Kovid 19, Komisioni Për Sëmundje Infektive (KSI) vlerëson se nuk ka nevojë për masa shtrënguese dhe se Maqedonia edhe më tej mbetët në zonën e gjelbër. Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Memedoviq njoftoi hapjen e 5 ambulancave në Poliklinikat e kryeqendrës, që ka për qëllim të lehtësoj barrën e mjekëve amë, sa i përket trajtimit të personave të prekur nga Kovidi.
“Do të fillojnë me punë 5 kovid ambulanca në Shkup, ky është qyteti më i ngarkuar me të sëmurët nga Kovidi. Këto ambulanca do të hapen në 5 Poliklinikat më të mëdha në Shkup, në Idadija, Çair, Gjorçe Pçetrov, Jane Sandanski dhe Çento. Me disperzimin e këtyre ambulancave dhe do të mbulohet i gjithë qyteti i Shkupit, do të shkarkohet barra e mjekëve ame dhe qytetarët do të mund më lehtë dhe më shpejtë ti marrin trajtimet kundër Kovidit. Se a do të ketë apo jo masa ta reja, siç thashë në fillim, sipas gjitha parametrave gjendja epidemiologjike në bazë të të gjitha parametrave që i kemi, ndërsa më të rëndësishme janë numri i personave të hospitalizuar, numri i krevateve të lira, numri i viktimave edhe më tej na mundëson që të mbetemi në zonën e gjelbër”, tha Zllate Memedoviq, zëdhënës i KSI-së.
Sipas Memedoviq për momentin në Qendrën Klinike ndodhen 9 pacientë që janë me oksigjeno terapi.