MPB Strugë ka paraqitur kallëzim penal kundër G.V.(29) dhe B.V.(23), të dy nga Manastiri, për shkak të ekzistimit të dyshimit për kryerjen e tri veprave penale “vjedhje e rëndë”. Ata, në periudhën nga marsi deri në maj të këtij viti, në rrethin e ISHP-së “Spitali për Nefrologji”, në rrugën “Partizanska” në Strugë, me anë të mjetit të mprehtë kanë prerë me dhunë dhe kanë marrë disa tuba bakri. Më datë 30.05.2022, të pandehurit kanë prerë tubacionin qendror të furnizimit me gaz për shërbimin mjekësor në godinën e sallës së operacionit , duke shkaktuar mosfunksionim të sistemit të furnizimit me gaz për shërbime mjekësore.