Nga mesnata çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energjetikë gjatë ditës së sotme do të sjell vendim për çmime të reja të derivateve të naftës të cilat do të hyjnë në fuqi nga mesnata.

“Parakushtet janë përmbushur, KRRE-ja do të sjell vendim për çmimin e derivateve të naftës. Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi nga mesnata”, deklaroi zëdhënësja e KRRE-së, Marina Uzunov.