Me datë 17.07.2022 rreth orës 23:00 në Stacionin Policor të Strugës është raportuar se në rrugën “Partizanska” në Strugë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të motoçikletës “Kimko” me targa të Strugës, i drejtuar nga LK (31) nga fshati Veleshtë i Strugës dhe automjeti i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Serbisë, i drejtuar nga R.Sh.(34) nga fshati Kalishtë. Në aksident , lëndime të rënda ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, i cili është transportuar dhe është mbajtur për trajtim në spitalin “Shën Erazmo” në Ohër. Ekipet e policisë kanë kryer kqyrje në vendgjarje. SPB Ohër , Zëdhënëse Merlina Islami