Një avion mallrash që transportonte rreth 12 ton municione është rrëzuar mbrëmjen e së shtunës pranë qytetit Kavalla në Greqisë.
Për pasojë, të tetë pjesëtarët e ekuipazhit kanë mbetur të vdekur, shkruan
Avioni “Antonov”, që i përkiste kompanisë ukrainase Meridian, ishte nisur na Nishi i Serbisë për në Jordani.
Piloti kërkoi një ulje emergjente në aeroportin e Kavallës për shkak të një problemi me motorin, por nuk ishte në gjendje të ulej në pistë.
Piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit dhe atij iu kërkua që të ulej në aeroportin e Selanikut ose Kavallës.
Sipas pamjeve të trasmetuara nga mediat greke, avioni ishte në flake para se të rrëzohej, rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të Kavallës.
Zyrtarët lokalë thanë se shtatë mjete zjarrfikëse ishin në vendngjarje, por ata nuk mundën të afroheshin për shkak të shpërthimeve të vazhdueshme.
“Ne po e trajtojmë ngarkesën si një material të rrezikshëm”, tha një zyrtar nga brigada e zjarrfikësve.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë deklaratë publike nga Ukraina, Serbia apo Jordania në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.