Nuk ka masa të reja kundër koronavirusit, spitalet janë të zbrazura

Nuk ka masa të reja kundër koronavirusit, spitalet janë të zbrazura
Nga Komisioni për Sëmundje Infektive pas mbledhjes së sotme kanë thënë se shteti ka kapacitete të mjaftueshme për përkujdesjen e të gjitha pacientëve.
Ata kanë shtuar se ka rritje të raste me koronavirus.
“Sipas metodologjisë për përcaktimin e rrezikut nga KOVID-19, merret parasysh edhe përqindja e personave të hospitalizuar, përqindja e shtretërve të lira, si dhe numri i rasteve të rënda dhe të vdekjve nga KOVID-19. Është konfirmuar se RMV gjendet në zonën e gjelbërt me kapacitetet të mjaftueshme për përkujdesjen e pacientëve me KOVID-19. Numri i rasteve të reja është rritur për 79.9%”, thuhet në njoftimin e Komisionit, raporton SHENJA.
Ata kanë shtuar se për momentin nuk nevojiten masa të reja ndërsa apelojnë që qytetarët të kenë kujdes për shëndetin e tyre.