Kurban bajrami
Sot bota islame feston Kurban Bajramin ose Bajramin e Haxhit,që është festa më e rëndësishme e flijimit mysliman që vjen dy muaj e dhjetë ditë pas Ramazanit.
Myslimanët në mbarë botën sakrifikojnë kafshët e tyre më të mira në ditën e parë të Kurban Bajramit (por mundet deri ditën e tretë deri namazin e ikindisë),si simbol i gatishmërisë së Profetit Ibrahim për të sakrifikuar djalin e tij për Zotin, por sipas besimit mysliman, Allahu ndërhyri në momentin e fundit dhe në vend të tij i dha Ibrahimit kurban, një dash.
Prindërit u bëjnë dhurata fëmijëve të tyre për atë festë dhe fëmijët e të afërmve dhe ata të lagjes që vijnë herët në ditën e parë për t’i uruar marrin dhurata monetare. Është zakon që shtëpitë dhe kopshtet të pastrohen posaçërisht, ndërsa besimtarët vishen në mënyrë festive.
Muslimanët e mirëpresin Bajramin në shtëpitë e tyre dhe në agim shkojnë në xhami për namazin e sabahut, presin lindjen e diellit dhe falin namazin e Bajramit. Pason urimi, më pas një udhëtim në varrezat e njerëzve të dashur dhe më pas ata kthehen në shtëpitë e tyre ku përgatiten për flijimin e kurbanit sipas rregullave të Sheriatit. Zakonisht flijohet me therje një dash, dele, qengj, dhi, lopë, ndërsa në disa vende të botës flijohet edhe deveja.
Kurban Bajramin muslimanët e festojnë nga data 10 deri më 13 të muajit Dhulhixhe.
Gëzuar për të gjithë kjo festë e sakrificës dhe solidaritetit!