OBSH: Më shumë se 5000 të infektuar me linë e majmunëve në botë

Deri më tani janë regjistruar 5,322 raste me linë e majmunëve, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Ky numër është rritur me më shumë se 50% që nga raporti i mëparshëm i 22 qershorit dhe deri më tani është regjistruar vetëm një viktimë.

“OBSH vazhdon t’u kërkojë vendeve t’i kushtojnë vëmendje të veçantë shpërthimeve të lisë së majmunëve në një përpjekje për të reduktuar infeksionet,” tha Fadela Saib në një konferencë për shtyp në Gjenevë.

OBSH tha javën e kaluar se shpërthimi aktual i lisë së majmunëve, megjithëse shumë shqetësues, nuk përbën një emergjencë shëndetësore. Numri i rasteve është rritur ndjeshëm ditët e fundit: ky raport i fundit i 30 qershorit tregon një rritje prej 55,9% në krahasim me shifrat e mëparshme.

Europa mbetet deri tani rajoni më i goditur nga virusi me 85% të rasteve, ndërsa 53 vende në botë janë prekur deri më tani. Një rritje e pazakontë e rasteve të lisë së majmunëve është zbuluar që nga maji jashtë vendeve në Afrikën qendrore dhe perëndimore ku virusi qarkullon zakonisht.

Megjithëse shumica e rasteve të regjistruara përfshijnë homoseksualët.

“Ka pasur disa raste te fëmijët dhe te personat me imunitet të dobët”, theksoi OBSH.