Marko Pejçinovski sot nga Struga deri në Shën Naum notoi për 9 orë e 26 minuta

Marko Pejçinovski sot notoi nga Struga në Shën Naum,në një distancë prej 30 kilometrash, njofton Struga Ekspres.

Marko arriti me suksese të thyej rekordet e tij.

Në një kohë prej 9 orë e 26 minuta, notuesi ri nga Ohrii, Marko Pejçinovski notoi me sukses rrugën nga Struga për në St. Naum,me një largësi prej 30 kilometrash.

Ky është notimi i tij i katërt nga 10 të planifikuara për këtë verë, dhe notimi i parë për muajin korrik. Ai të dielën më 26 qershor ka notuar me sukses distancën nga Radozhda deri në Tërpejcë, me gjatësi prej 20 kilometrash.