Filloi seanca e Këshillit të Sigurisë, do të diskutohet për propozimin francez

Në kabinetin e presidentit Stevo Pendarovski, filloi mbledhja e Këshillit të Sigurisë ku do të shqyrtohet propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian
Në mbledhje krahas anëtarëve të Këshillit të Sigurisë do të marrë pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq.

Pas takimit të seancës së Këshillit të Sigurisë, është paraparë deklaratë e presidentit Stevo Pendarovski, kumtoi shërbimi për shtyp i shefit të shtetit.