Numri i rasteve të reja me COVID-19 vazhdon të shënojë rritje në Shqipëri, teksa në 24 orëve të fundit janë shënuar 671 infektime të reja.
Nga 1,943 testime të kryera gjithsej, 366 raste pozitive kanë rezultuar në Tiranë, 32 në Durrës, 28 në Lushnje, nga 25 qytetarë në Vlorë, Sarandë, 16 në Fier, 15 në Lezhë, 14 në Berat, 12 në Patos, nga 11 qytetarë në Divjakë, Elbasan, 10 në Himarë, nga 9 qytetarë në Vorë, Gjirokastër, nga 8 qytetarë në Kurbin, Mallakastër, Gramsh, 6 në Shkodër, nga 5 qytetarë në Kavajë, Korçë, nga 4 qytetarë në Përmet, Skrapar, nga 3 qytetarë në Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Krujë, Kamëz, Dibër, Mat, Delvinë, Kuçovë, nga 2 qytetarë në Tepelenë, Dimal, Poliçan, nga 1 qytetar në Kukës, Tropojë, Mirditë, Shijak, Rrogozhinë, Klos, Roskovec, Selenicë, Kolonjë, Belsh.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 3,685 qytetarë aktivë me COVID-19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 23 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 153 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 274,955 që nga fillimi i epidemisë.
Nisur nga rritja e numrit të qytetarëve të prekur nga COVID-19, Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anti COVID, posaçërisht në këtë periudhë të rritjes së kontakteve, për shkak të lëvizjeve përgjatë sezonit veror. Çdo person mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin.