Ministria e Arsimit dhe Shkencës njofton se rezultatet e provimit të maturës shtetërore për vitin shkollor 2021-2022 tashmë janë publikuar dhe nxënësit mund t’i shikojnë në tabelat e shpalljeve nëpër shkolla, si dhe në mënyrë elektronike përmes portalit rezultati.dic.edu.mk. Rezultatet u publikuan 12 ditë më herët se afati i paraparë me ligj.
Sipas informacioneve të Qendrës Shtetërore të Provimeve si institucion kompetent për zbatimin e procesit i cili zbatohet që nga viti 2007, nota mesatare e provimeve të jashtme është 3.78 dhe është më e lartë se vitin e kaluar që ishte 3.61.
Sipas lëndëve, rezultati mesatar është 4.00 në Gjuhën amtare, 3.48 në Gjuhën angleze, 4.79 në Gjuhën frenge , 4.70 në Gjuhën gjermane dhe 5.00 në Gjuhën ruse, 4.18 në Matematikë, 3.93 në Filozofi dhe 4.54 në Estetikë.
Pason periudha e dorëzimit të parashtresave ku nxënësit mund t’i dorëzojnë nëpër shkolla që nga data 5 korrik 2022. Rezultatet e parashtresave QSHP do t’i publikojë më datë 11 korrik 2022. Shikimi testeve nga ana e kandidatëve është më 13 korrik në QSHP, me njoftim paraprak dhe kohë të caktuar me telefon më datë 12 korrik 2022 .
Këtë vit provimin e maturës shtetërore e paraqitën 15.899 nxënës, ndërsa provimi u realizua sipas konceptit të njëjt sikurse vitin e kaluar shkollor, i cili ishte i përcaktuar në marrëveshje me nxënësit e shkollave të mesme,ku ata i nënshtrohen dy lëndëve eksterne, dy interne dhe një detyre projektuese sipas programeve të shkurtuara të provimeve.
Në proces u angazhuan rreth 2000 mësimdhënës si testator dhe rreth 300 vëzhgues.