RRUGA STRUGË DIBËR Shqetësim për banorët – Përparim Istrefi nga Struga

RRUGA STRUGË DIBËR Shqetësim për banorët

Rruga rajonale STRUGË-DIBËR si një ndër rrugët më të ngarkuara në R.Maqedonisë,po bëhet shqetësuese kohëve të fundit,për vetë faktin që në këtë rrugë po ndodhin aksidente rrugore me pasoja fatale,ku jetën kanë humbur shumë pjesmarrës në komunikacion.Dhe sikur nuk ka ndodhur azgjë,kompetentët nuk po reagojnë fare.
Mungesa e Sinjalistikës Horizontale dhe Vertikale len për tu dëshiruar.Vijat e bardha nuk janë shënuar nga viti kur u lëshua në përdorim asfalti i ri dmth 5-6 vite,duke e ditur që Natën dhe në kushte jo të volitshme atmosferike këto vija i ndihmojnë drejtuesit gjatë vozitjes.Shenjat e komunikacionit pothuajse nuk egzistojnë fare.
-Duke marrë parasysh që çdo pronar makine paguan taksën për mirëmbajtjen e rrugëve,dhe qyteti i Strugës sipas statistikave ka një numër goxha të madh automjetesh,apeloj tek Agjencioni për mirëmbajtje të rrugëve Magjistrale dhe Rajonale dhe tek kompetentët pranë Komunës së Strugës-Sektori për Sigurim në Komunikacion,Bashkësia lokale e fshatit Veleshtë,dhe Policia e Qarkullimit rrugor Strugë,që urgjentisht të marrin masa për parandalimin e aksidenteve:
1.Të shënohen vijat e bardha përgjat rrugës Strugë-Dibër.
2,Të vendosen shenjat e komunikacionit
3,Në segmentin rrugor në fshatin Veleshtë tek kryqëzimi me rrugën e Dobovjanit dhe tek Shkolla fillore, të vendosen ,,KODRA-për ngadalsimin e shpejtësis.
Shpresoj që këto rreshta do hasin në mirëkuptim nga kompetentët e lartëpërmendur,dhe në afat sa më të shpejtë do të dalin në opinjon me qëndrimet e tyre,dhe me veprime konkrete,që të mos presim viktimat e radhës!
Me respekt
Përparim Istrefi