Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së hënës në në fshatin Potgorcë të Maqellarës. Bëhet e ditur se rreth orës 14.10, një 15-vjeçar ka humbur jetën pasi e ka marrë rrjedha e lumit Drini i Zi ndërsa lahej.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Kujtojmë se thuajse në të njëjtën orë, një tjetër tragjedi ka ndodhur në Berat. Nënë e bir kanë humbur jetën pasi automjeti tip “Benz” me të cilin udhëtonin përfundoi në Osum.