Lirohet vetëm mazuti, çmimet e derivateve tjera nuk ndryshojnë

Mazuti M-1 NS lirohet për një denarë për kilogram prej sonte në mesnatë, ndërsa nuk ka ndryshime tek çmimet e shitjet me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98, EURODIZEL (D-E V) dhe Vaji ekstra i lehtë për amvisëri (EL-1), informon Komisioni rregullator për energjetikë dhe shërbime të ujit.

Në seancën e sotme të KRRE-së është sjell Vendim me të cilin bëhet ulje e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 0,36 për qind në krahasim me vendimin e ditës së djeshme.

Çmimi i ri i mazutit do të jetë 54,291 denarë për kilogram, EUROSUPER BS-95 edhe më tej do të shitet për 110 denarë për litër, ndërsa nga 112 denarë EUROSUPER BS-98, EURODIZEL BS (D-E V) do të kushtojë 110 denarë, ndërsa 107 Vaji ekstra i lehtë 1 (EL-1).

Kursi i denarit në krahasim me dollarin në periudhën e fundit për të cilin u formuan çmimet me llogarinë paraprake është më i ulët për 0.186 për qind.