SHBA, 1 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë ndihmë shtesë prej 1 miliard dollarësh për Ukrainën.

Paketa mbështetëse përfshin “armë shtesë të artilerisë dhe mbrojtjes bregdetare, si dhe municione për artilerinë dhe sistemet e avancuara të raketave.

Lajmin e ka bërë me dije presidenti Joe Biden, pas një telofonate që ka bërë me Volodymyr Zelenskiy
“Rikonfirmova angazhimin tim se Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë në krah të Ukrainës ndërsa ajo mbron demokracinë e saj dhe do të mbështesë sovranitetin dhe integritetin e saj territorial përballë agresionit të paprovokuar rus.”- është shprehur Biden.

Shtetet e Bashkuara do të ofrojnë gjithashtu 225 milionë dollarë ndihmë humanitare, të cila përfshijnë ujë të pijshëm të sigurt, furnizime kritike mjekësore, kujdes shëndetësor, ushqim, strehim dhe para për familjet për të blerë sende thelbësore.