Regjistrohen 66 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 115 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nga MSH njoftojnë se sot nuk janë regjistruar viktima nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 312.673, numri i të shëruarve është 303.007, numri i të vdekurve është 9.316, ndërsa numri i rasteve aktive është 350.