Ish-sekretari i përgjithshëm i Qeverisë, Muhamed Zeqiri, mbetet në paraburgim. Kështu ka vendosur Gjykata e Apelit në Shkup pas seancës publike të së premtes, në të cilën Zeqiri ka pohuar se nuk ka pasur qëllim të largohet nga vendi. Zeqiri dyshohet se ka keqpërdorur pozitën dhe ka dëmtuar buxhetin për një milion euro.